Courtois thyen heshtjen: Flet për Real Madrid dhe Chelsea

Thibot Courtois, potieri i Realit të Madridit, përfitoi nga pushimi i krijuar si pasojë e përhapjes së koronavirusit, për të biseduar me fansat e tij në Twitter.

Kështu, belgu ka treguar se lojtari i preferuar te Reali i Madridit ka qenë Iker Casillas,  dhe gjëja më e mirë te Chelsea ka qenë fitimi i 2 Premier Ligave.

Pyetja 1: Portierët e preferuar kur ishe i vogël?

  • Iker Casillas dhe Edwin van der Sar.

Pyetje 2: Lojtari i preferuar te Reali kur ishe i vogël?

  • Iker Casillas

Pyetje 3: Momenti i preferur te Chelsea?

  • Fakti që kam fituar 2 Premier Ligë.