Conte nuk e llogarit Liverpoolin si kundërshtar të vështirë

152
Chelsea dhe Liverpooli sonte duke filluar nga ora 21:00 do të zhvillojnë derbin e xhiros së pestë.

Në ‘Stamford Bridge’, Chelsea do të kërkojë të ruaj serinë pa humbje në Premierligë, përballë Liverpoolit të Jurgen Kloppit.

Trajneri i Chelsea, Antonoi Conte, e cilëson Liverpoolin si kundërshtarin më të papërshtatshëm për skuadrën e time në këtë moment, duke sqaruar edhe arsyet.

“Mendoj se do të jetë ndeshje shumë e vështirë sepse Liverpooli në këtë moment janë në formë shumë të mirë dhe ne duhet t’u kushtojmë vëmendje”, deklaroi Conte.

“E konsideroj Liverpoolin si kundërshtarin më të papërshtatshëm dhe po e përsërisë, se ne duhet të kemi kujdes nga ata dhe duhet të përgatisim ndeshjen në mënyrën më të mirë”.