Conte nuk e bën gabimin e Mourinhos: Rikthen në skuadër Lukaku-n

90

Romelu Lukaku do jetë objektivi kryesor i bluve të Londrës në merkaton e verës. Në fakt sulmuesi belg do të rikthehet sërish në folenë e vjetër, i dëbuar sezone më parë nga tekniku portugez Jose Mourinho, transmeton Gazeta Sheshi.

22-vjeçari ka impresionuar të gjithë me paraqitjet e tij në Ligën Premier, derisa është bërë cak i shumë skuadrave të mëdha europiane, megjithëse fjalën kryesore do ta ketë sërish ish-skuadra e tij.

Me ardhjen e teknikut italian në krye të stolit të Chelsea-t gjërat priten të ndryshojnë, madje siç kanë raportuar mediat në ishull, pronari rus i klubit Roman Abramovich është i vetëdishëm për lëshimin që ka bërë Jose Mourinho, ndaj nuk dëshiron të bëjë një tjetër gabim.

Mirëpo ky gabim do ti kushtojë londinezëve 56 milionë funte.

/Gazeta Sheshi/