Tekniku italian i cili është shumë afër për të nënshkruar me skuadrën londineze Chelsea, tashmë veçse ka filluar projektimin e skuadrës për sezonin e ardhshëm. Madje 46-vjeçari tashmë ka një porosi për blutë nga Stamford Bridge, transmeton Gazeta Sheshi.
“Mos e shitni Cuadradon para se të vij unë”, ka qenë mesazhi i italianit drejtuar zyrtarëve londinez. Kolumbiani i cili aktualisht është i huazuar tek gjiganti italian Juventus është në pronësi të skuadrës angleze.
Ashtu siç ka raportuar The Guardian javëve të fundit, 27-vjeçari ka qenë në listën e shitjeve tek kampionët në fuqi të Ligës Premier, mirëpo me ardhjen e Antonio Conte-s në krye të Chelsea-t, gjërat priten të ndryshojnë.
/Gazeta Sheshi/