Conte: Lojtarët i mësoj edhe si të bëjnë seks

Antonio Conte nuk i lë asgjë rastësisë.

Trajneri italian ka zbuluar se i këshillon lojtarët për gjithçka, përfshirë edhe te marrëdhënihet seksuale që i kanë me partnerët.

Conte pranon se u ka kërkuar lojtarëve që të kenë marrëdhënie seksuale me ‘minimumin e përpjekjes’.

“Lojtarët nuk duhet të sforcohen shumë kur kanë kompeticione. U shpjegoj edhe mënyrën si duhet të bëjnë seks. Sforcot duhet të jenë minimale dhe bëjnë mirë të qëndrojnë poshtë partnereve të tyre”. Ndonjëherë jam i qetë për ata që janë të martuar sepse nuk kanë nevojë për të bërë ndonjë performancë të shkëlqyer në krevat”, ka deklaruar Conte.