Conte largon tre yjet e Chelseat

128

Trajneri i ri i Chelseat, Antonio Conte do të largojë tre nga lojtarët kryesorë gjatë verë së ardhshme, për të sjellë disa të tjerë.

“The Sun” shkruan se, Eden Hazard do të jetë viktima e parë e Contes, i cili do të transferohet në Real Madrid dhe është dëshirë e trajnerit Zinedine Zidane.

Lojtari i dytë që pritet të largohet është portieri Thibaut Courtosi, i cili po ashtu po kërkohet nga Reali, ndërsa i treti do të jetë sulmuesi Diego Costa që pritet të transferohet në Superligën e Kinës.