Conor McGregor largon fansen nga fotografia, por ajo ia kthen në mënyrë fantastike (Foto)

Pas çdo fitore në UFC fama e Conor McGregor po rritet me hapa gjigant.

Conor u bë personi i parë që mban brezat në të dy kategoritë e UFC (Ultimate Fighting Championship), pasi e nokautoi në raundin e dytë kampionin e peshave të lehta, Eddie Alvarez.

Por, irlandezi është bërë edhe një herë sensacion në media, por këtë herë se largoi një fanse nga fotografia dhe e postoi në Instagram vetëm vetën.

Gucci mustard

A post shared by Conor McGregor Official (@thenotoriousmma) on

Gjithsesi nuk mungoi përgjigjja nga fansja, Erin Safran, e cila në një postim në profilin e saj në Twitter shkruan:

“Nëse po keni një ditë të keqe vetëm kujtoni se @TheNotoriousMMA (Conor McGregor) më largoi nga fotografia jonë”.

Por, Erin nuk u ndal me kaq, ajo postoi fotografinë në Instagramin saj duke e larguar Conorin nga foto dhe shkroi:

“Dua të shfrytëzoj këtë moment t’i kërkoj falje… absolutisht askujt”, ka shkruar fansja, duke cituar fjalët e McGregor pas fitores ndaj Alvarez.