“CNN”, shkrim special me foto të jashtëzakonshme për debutimin e Kosovës (FOTO)

187

Gjiganti mediatik “CNN”, i ka dhënë hapësirë të madhe debutimit të Kosovës në kualifikimet për Kampionatin Botëror.

“CNN” ka bërë një tekst special për Kosovën, duke shtuar edhe disa fotografi të jashtëzakonshme.

“Ndeshja e parë, goli i parë, pika e parë. Sporti kapërcen politikën dhe Kosova fillon kualifikimet në Kupën e Botës”, shkruan fillimisht “CNN”, përcjellë “Lajmi.net”.

160906103741-kosovo-finland-supporters-exlarge-169

Tutje, në tekst përshkruhet vështirësia që Kosova e kishte deri në momentet e fundit rreth lejes së FIFA-s për gjashtë futbollistë.

“Një barazim i zakonshëm me Finlandën, në sërë rrethanash të jashtëzakonshme. Gjashtë lojtarë nuk e dinin ende nëse FIFA do t’i lejojë ata për të luajtur”.

Njëri ndër ata që pritën më shumë ishte Valon Berisha dhe pikërisht ai shënoi në minutën e 60-të duke u futur në librin e historisë, duke e çmendur në festë qytetin Turku dhe duke marrë përgëzime nga e gjithë bota”.

cats

Në fund, “CNN” shkruan për vështirësitë politike të Kosovës, duke e mbyllur megjithatë shkrimin në një mënyrë të bukur.

“Në Serbi pati reagime të ndryshme, por tani tetë vjet pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës nga Serbia dhe dy vjet nga miqësorja e parë kundër Haitit, ekipi i menaxherit Albert Bunjaku e ka fatin krejtësisht në duart e tij”.

160905115914-kosovo-child-football-mitrovica-army-exlarge-169