‘Çmenduria’ e tifozit pejan, pas fitimit të Kupës së Kosovës

Peja ka fituar Kupën e Kosovës në basketboll pasi mposhti në finale ekipin e Yllit nga Suhareka.

Në Rahovec, ku ishte organizuar ‘Final 8’, prezent ishin shumë tifozë nga dy skuadrat, shkruan Gazeta Olle, përcjell Sheshi.

E pas ndeshjes, një tifozë i Pejës bëri dicka të çmendur.

Ai kërceu nga tribuna ku ishin të vendosur tifozët pejan për ta përqafuar trofeun e fituar.

“Kika Kapeshnica të urojmë shërim sa më të shpejtë, faleminderit ty dhe Shqiponjave”, ka shkruar KB Peja në Facebook.

Tifozi në fjalë ka thyer këmbën pas këtij kërcimi.