Çmenduri për lamtumirën e Kobe Bryant, ja sa shkon një biletë

132

Nesër në mbrëmje do të jetë ndeshja e fundit në karrierë për një nga basketbollistët më të mirë të historisë, Kobe Bryant. Legjendari amerikan do të largohet nga “koshi” në ndeshjen ndaj Utah Jazz.

Palestra e Utah do të thyejë rekordet e çmimeve të biletave. Një biletë më e lira në stadium është shitur 977 dollarë (860 euro).

Por biletat kanë thyer çdo rekord të mundshëm në tregun e zi. Madje mediat amerikane shkruajnë se bileta ka shkuar deri në 27 mijë dollarë për të parë nga afër sfidën e fundit të “Black Mambas”.