“Cmendet” Partizani, negocion me lojtarin e Milanit (Foto)

530

Përpos përgatitjes së sfides me Ferencavaroshin, ku kualifikimi mbetet i hapur, të kuqtë vijojnë punën edhe në merkato. Deri tani klubi ka afruar katër lojtarë, dy mbrojtës, Hakaj dhe Arapi, si dhe dy sulmues, Volas dhe Ekuban. Për momentin, prioritet për drejtuesit e kuq mbetet afrimi i një mesfushori.

Ditë më parë, “Panorama Sport” zbuloi një nga lojtarët me të cilët po bisedonin të kuqtë për përforcimin e mbrojtjes. Pikërisht bëhej fjalë për italianin Luca Bertoni.

Mësohet se bisedimet kanë avancuar dhe brenda dytri ditësh ai pritet që të vishet i kuq. 24-vjeçari nuk ka nevojë për testime, pasi ai njihet mirë nga trajneri i Partizanit, Adolfo Sormani, i cili e ka pasur në ekip kur ka drejtuar Sudtirolin. Luca Bertoni është produkt i akademisë së Milanit.

Pas formimit si lojtar me të rinjtë e Milanit, mesfushori qendror më 11 korrik 2012 u huazua te Sudtiroli ku edhe debutoi me ekipin e ri. Më 12 korrik 2013, Bertoni u transferua te Karpi në Serinë B, por ishte në bashkëpronësi me Milanin.

Lojtari është në pronësi të Karpit deri në verën e 2017-ës, kështu që ai pritet të vijë si i huazuar te Partizani. Luca Bertoni shikohet si zëvendësuesi i brazilianit Felipe Gomes, por që mund të marrë përsipër edhe organizimin e lojës së skuadrës.