Çmendet Mourinho: Ja ku po stërvitet skuadra e Manchester United (FOTO)

Manchester United do përballet me skuadrën e Northampton në kuadër të EFL Cup, ndërkohë që trajneri portugez, Jose Mourinho, i njohur ndryshe si “I veçanti” ka përfunduar një stërvitje jo të zakonshme me futbollistët e tij.

Ata janë parë teksa po kryenin stërvitjet gjimnastikore në parkingun e veturave 12 km larg Sixfields Stadium të Northamptonit, transmeton Goalshqip.com.

 

Kështu Mourinho do shfrytëzojë rastin sonte të harroj rezultatet e kohëve të fundit, me ç’rast kanë tre ndeshje pa fitore dhe kanë bërë një hap prapa në luftën për titullin kampion në ishull.

Dueli ndërmjet Northampton dhe Manchester United zhvillohet sonte me fillim nga ora 21:00.

The four-star Daventry Court where United stayed on Tuesday night after travelling down for the match