“Çmendet” FIBA, përjashton 14 Federata të Basketbollit

104

Fiba Europe kundër gjigandëve të basketbollit europian. Federata kontinentale e e lojës së koshit ka vendosur të përjashtojë 14 vende europiane, mes të cilëve dhe Spanjën, kampione në fuqi, për shkak të mosmarrëveshjeve që kanë lindur mes këtyre vendeve dhe Fibës europiane për organizmin e një Champions League të Basketbollit.

14 vendet europiane, mes të cilave Spanja, Rusia, Greqia, Kroacia, Turqia, Serbia, Lituania, Izraeli, Mali I Zi, Maqedonia, Bosnja Hercegovina, Sllovenia dhe Polonia janë kundër krijimit të ligës së re dhe mbrojnë fortë kompeticionin aktual të Euroleague. Nëpërmjet një shkrese zyrtare të dërguar në selitë e 14 federatave,. Fiba e Europës I ka njoftuar këto vende, se do të përjashtohen nga të gjitha kompeticionet kontinentale prej vitit  2017, që është dhe ai I zhvillimit të Europianit të ardhshëm. Në rast se Federata ndërkombëtare mbështet vendimin e asaj europiane, atëherë këto vende rrezikojnë dhe pjesëmarrjen në Lojrat Olimpike të Rio De Janeiros, që dot ë zhvillohen këtë verë.

Por cfarë pasojash do të ketë kjo valë përjashtimesh nga Federata kontinentale. Më kryesorja, Europiani rrezikon të humbasë të gjithë yjet e tij, ndërsa kompeticionet e klubeve të humbasin cilësi pasi Spanja, Greqia, Rusia, Turqia, Serbia, Kroacia e Izraeli janë dhe vendet që kanë klubet më të fuqishme në europë, si përsa I përket rezultateve gjithashtu dhe në nivel ekonomik. Ndaj kjo lëvizje e Fibës Europiane mund të sjellë pasojë dhe për vetë këtë të fundit. Në rast se palët nuk arrijnë në një kompromis rrezikohet dhe krjimi I një Federate europiane paralele dhe luftë e hapur mes vendeve dhe qeverisë aktuale të basketbollit europian.