“Çmenden” drejtuesit e Tottenham, ky është çmimi i Harry Kane

Tottenham ka vendosur një çmim shokues për Harry Kane.

“Mirror” raporton se klubi nga Londra kërkon 300 milionë euro për sulmuesin.

Kjo është përgjigjja që ia ka dhënë Tottenhami Real Madridit, që ndjek prej kohësh sulmuesin.

Po ashtu për të në ditët e fundit ka shfaqur interes edhe Manchester United.

Mirëpo, me këtë çmim, është e paimagjinueshme që Kane të ndërrojë mjedis.