Ç’ka ndodhi me Ferizajn sot ?

Ndeshja Ballkani-Ferizaj u prit me shumë bujë nga të gjithë gurmanët e futbollit kosovar, shkruan GazetaSheshi.

Ajo e morri epitetin e derbit duke u bazuar në formën e deritanishme të dy ekipeve dhe synimeve që i kishin para kësaj ndeshje.

Por realiteti ishte diçka tjetër. Ballkani demoloi tërësisht “Ujqit” duke i’a humbur të gjitha shpresat për inkuadrim direkt në Superligë. Ndoshta as vetë “Profa” nuk e ka pritur këtë lojë të skuadrës së tij por tani na mbetet të shohim aftësinë e tij prej tekniku në ndeshjen e barazhit.