Çka duhet të hani përpara dhe pas ushtrimeve nëse doni të humbni peshë

274

Nëse dëshironi të humbisni peshë, duhet ta keni parasysh se disa ushqime e ndihmojnë humbjen e peshës më shumë se disa të tjera.

Të gjithë e dinë se kombinimi i një diete të shëndetshme dhe të balancuar me ushtrime të rregullta është i mirë për trupin.

Russell Bateman, trajner, ka krijuar një regjim ushqimi i cili ndiqet nga yje si Ellie Goulding dhe Suki Ëaterhouse, dhe ka ofruar ushqimet më të mira për t’u ngrënë përpara dhe pas ushtrimeve.

Ja cka rekomandon Bateman:

Përpara ushtrimeve: Arra

 

 

“Arrat janë një burim i mrekullueshëm i yndyrnave të shëndetshme. Ato e ndihmojnë trupin që të mbajë stabil nivelin e sheqerit në gjak për një periudhë të gjatë”, ka thënë Batemane.

Përpara ushtrimeve, trajneri rekomandon që të hani një grusht bajame ose arra bashkë me një kafe ekspres. Kafeina stimulon sistemin nervor qendror dhe mund të përmirësojë performancën atletike.

 

Përpara ushtrimeve: Vezë

Shumë dietologë shfrytëzojnë vetëm të bardhën e vezës për shkak se e kuqja ka më shumë yndyrë, por Bateman këshillon që të hahet veza e plotë përpara ushtrimeve.

“Mosngrënia e të kuqes së vezës është rreptësisht e ndaluar”, ka thënë ai. “Ajo është e mbushur plot me vlera esenciale ushqyese, si vitamin D e cila ndihmon në humbjen e peshës”.

Pas ushtrimeve: Hirrë djathi

Shumë persona mendojnë se shtesat e proteinave stimulojnë shtimin e peshës por Bateman thotë se ato i nevojiten trupit për t’u ripërtërirë pas ushtrimeve të lodhshme.

“Hirra është një ushqim ideal pas ushtrimeve për shkak se tretet shpejt dhe ndihmon përtëritjen e indeve. Është gjithashtu e mirë për rritjen e muskujve, nëse ju synoni forcimin e tyre dhe jo vetëm humbjen e peshës”, thotë ai.

Pas ushtrimeve: Salmon

“Salmoni është një prej ushqimeve më të mira”, thotë Bateman, posaqërisht nëse dëshironi të jeni të hajthëm dhe të shëndetshëm. “Pavarësisht se a është i përgatitur në skarë, i pjekur apo i tymosur, ky peshk është i pasur me proteina dhe acide yndyrore Omega 2, të cilat i ndihmojnë qelizave trupore për ta ruajtur organizmin prej sëmundjeve.

Pas ushtrimeve: perime të gjelbëra

Për ta kombinuar salmnin, sigurohuni që të keni edhe një pjatë me perime të gjelbëra si marulla, brokoli dhe spinaq.

“Perimet me gjethe të gjelbërta janë ushqimet me vlera ushqyese më të koncentruara. Ato githashtu janë të pasura me minerale dhe të mbushura me enzyme të cilat janë thelbësore për humbjen e peshës”, thotë trajneri.