City i pezullon biletën sezonale tifozit, arsyeja është foto e futbollistit-pedofil

168

Një tifozi të Manchester City i është mohuar bileta sezonale që është e zakonshme në Angli, pasi gjatë procesit të personalizimit ai kishte dërguar foton e pedofilit Adam Johnson. City i ofron tifozëve të zgjedhin një foto e cila stampohet në kartat e biletave sezonale dhe Max Hornby kishte dërguar një foto të Johnson.

Johnson arrives in court with his now-ex-girlfriend Stacey Flounders during his trial in February 2016
Por ishte një shaka pa kripë. Hornby më pas e publikoi në Twitter-in e tij foton e kartës me profilin e Johnson, duke shtuar: “Nuk më besohet që City e aprovoi foton e kartë, tani do të më duhet të rri me këtë për një vit të tërë.” Një postim që është fshirë më pas. Pasi Manchester City e mori vesh që karta ishte aprovuar, klubi e pezulloi menjëherë. Një deklaratë e klubit u shfaq më pa në Manchester Evening News: “Manchester City është shumë i zhgënjyer nga fakti se një tifoz do ta bënte këtë shaka. Ne jemi duke kontaktuar mbajtësin e kartës dhe e kemi pezulluar atë kartë sezonale teksa po konsiderojmë edhe një përgjigje të pranueshme.”

The former England international celebrates scoring for Manchester City back in December 2011

Të mërkurën Hornby shprehu pendimin e tij mbi incidentin duke shkruar në Twitter: “Siç mu kërkua nga Manchester City, unë kërkoj ndjesë për gabimin që kam bërë, nuk ishte qëllimi im të ofendoja njeri.” Adam Johnson momentalisht është duke vuajtur një dënim gjashtë vjeçar pasi u shpall fajtor për akuzën e ngacmimit seksual të një 15 vjeçareje. Foto e përdorur nga tifozi i City është bërë në mars të vitit 2015 pas arrestimit të tij.