City gati 50 milionë për Laporten

87

Mediumet në ishull tashmë e quajnë punë të kryer. Aymeric Laporte mund të bëhet shumë shpejt lojtar i Manchester City-t, derisa skuadra nga Etihad Stadium, ka përgatitur 50 milionë euro për skuadrën e Athletic Bilbaos, transmeton Gazeta Sheshi.

Laporte është vetëm njëra ndër kërkesat e trajnerit Pep Guardiola, që tashmë mësohet se ka hartuar një listë prej disa futbollistëve, në mënyrë që të forcojë organikën tek citizens.

Klubi bask do mundohet të nxjerrë më të mirën e mundshme nga këto bisedime, pasi ka një të kaluar të hidhur me transferimin e disa futbollistëve si Fernando Lorente dhe Javi Martinez.

/Gazeta Sheshi/