City – Dortmund, ky është rezultati i ndeshjes në 'Champions' (Video)

167

Manchester City ka shënuar fitore ndaj Borussia Dortmundit, pas ekzekutimit të penalltive (7:6), në kuadër të International Champions Cup.

Koha e rregullt e ndeshjes ka përfunduar me rezultat të barabartë 1:1, me golat e Sergio Agueros (79) dhe Christian Pulisic (90).

Kurse, në ekzekutimin e penalltive ekipi nga Etihad ishte më i mirë sesa skuadra gjermane.

Pep Guardiola nuk i ka inkuadruar fare në këtë ndeshje dyshen kosovare: Sinan Bytyqi dhe Bersant Celina.