Cilen pyetje nuk duhet t’ia beni kurre dikujt qe sapo eshte martuar

136

Martesa nderron shume gjera ne jeten e secilit dhe te njohurit e te sapomartuarve shpesh behen kureshtare te dine gjera rreth kesaj.

Por, deri sa shume pyetje qe ia beni te sapomartuarve edhe mund te jene te perballueshme dhe te mos i acarojne ata, eshte nje gje per te cilen kurre nuk duhet t’i pyesni:

“Kur do te beni femije?”

Ja arsyet e thjeshta:

  1. Sa per fillim, nuk eshte pune per juve se kur nje çift do te beje femije.
  2. E dyta, ata nuk jane duke bere gara me çiftet e tjera se kush do te beje femije i pari.
  3. Per shkak se nenkupton qe e vetmja arsye pse ata jane martuar, eshte qe ta bejne nje femije ne menyre “te rregullt”. Femije mund te kesh edhe pa u martuar fare.
  4. Per shkak se thjesht nuk ka rendesi se kur ata do te bejne femije
  5. Ne fund te fundit, juve nuk ju hyn e as nuk ju del ndonje gje nga xhepi pse dikush ben ose nuk ben femije. Kqyreni punen tuaj.

Nese te sapomartuarit do te deshironin te ju tregonin per planet e tyre te riprodhimit, ata do ta bejne kete.

Pse nuk i pyesni me mire diçka si per shembull, sa shtrenjte u ka kushtuar muzika e gjalle naten e marteses, osa nata e qikave, e lulet dekoruese, e te tjera. Per keto gjera ata mezi presin te flasin.