Cilat janë veprimet që e bëjnë seksin më të mirë

170

Kënaqësia seksuale dhe mënyrat më të mira për të arritur orgazmat ndryshojnë nga çifti në çift. Ajo çfarë juve mund të ju ngrit humorin, për dikë tjetër mund të jetë shumë e bezdisshme. Mirëpo, studimi i ri ka zbuluar se ekziston një gjë mund ta sigurojë kënaqësinë seksuale, më shumë se paraloja dhe të brendshmet atraktive – dhe kjo është, thjesht, të folurit për dashurinë.

Studimi i kryer në Univerzitetin Chapman, ka shqyrtuar jetën seksuale të 39,000 çifteve të martuara dhe atyre që bashkëjetojnë me partnerët për më shumë se tre vjet.

Ata zbuluan se duke shprehja “të dua” gjatë aktit seksual, ishte menyra më e mirë e garantuar për kënaqësi.

Gjëra tjera që ishin gjetur për rritjen e kënaqësië seksuale ishin kombinimi dhe të provuarit e gjërave të reja, përpjekja për ngritjen e humorit dhe disponimit si dhe paraloja. Në thelb, ju merrni për aq sa jepni.

Studimi ka gjetur se vetëm gjysma e çifteve që ishin të përfshirë, kanë konsideruar veten të kënaqur seksualisht dhe se aktet tjera seksuale, si bërja e dushit së bashku dhe përdorimi i lodrave me përmbajtje seksuale, nuk përfshinin edhe aq shumë kënaqësi.