Ne, njerëzit, vazhdimisht bëjmë përpjekje për të pasur një jetë më të mirë dhe më të sigurtë për veten tonë. Por, bota mbetet një vend i rrezikshëm. Sa i përket kafshëve, ajo që e përcakton nivelin e rrezikshmërisë së tyre nuk është domosdoshmërisht madhësia e tyre.

Ne mund të mendojmë për disa nga këto kafshë si të shoqërueshme ose të padëmshme, por, nganjëherë bile edhe ato kafshë që duken të buta mund të bëhen shumë të rrezikshme po qe se provokohen.

Një listë e kafshëve më të rrezikshme është përpiluar nga National Geographic. Kafshët janë radhitur nga më pak e rrezikshmja (që është e para në listë) e deri tek më e rrezikshmja që, kush do të thoshte, është mushkonja.

  1. Hippopotami

Hipopotamët gjenden kryesisht në Afrikë dhe janë përgjegjës për fatalitetin e njerëzve më shumë se çdo kafshë tjetër në kontinent. Hipopotamët meshkuj dhe femra provokohen nga arsye të ndryshme për të sulmuar. Për një hipopotam mashkull, arsyeja është mbrojtja e territorit të tij që është përgjatë bregut të një lumi ose liqeni, ndërsa femra bëhet agresive kur mbron të vegjëlit e saj.

Një hipopotam mund të peshojë deri në 3,800 kilogramë, ndërsa pesha mesatare e tyre është 1,580 kilogramë. Ai mund të vrapojë deri në 20 milje në orë dhe kur hap gojën, nofulla e sipërme arrin në lartësinë deri 1.2 metra. Ai mund ta përdorë gojën për të shtypur viktimën si çekiç.

  1. Kandili Australian i Detit

Kandili i detit australian është një prej kafshët më të helmueshme ujore të njohura për për njerëzimin, dhe djegia e tij mund të vrasë njeriun. Mund të gjendet në oqeanet veriore të Australisë. Ka deri në 60 brithë të vegjël, secili i gjatë deri në 4.5 metra, të cilët janë të pajisur me një si gjilpërë të hollë të mbushur me toksine, sasia e të cilave bashkë mund të vrasë deri 50 njerëz.

Shumica e njerëzve i mbijetojnë ballafaqimit me këtë kandil, por dhembja është dërmuese. Ajo mund ta ndalë rrahjen e zemrës së njeriut ose ta paralizojë atë duke shkaktuar në këtë mënyrë mbytjen. Raportet thonë se kjo krijesë shkakton mbi 100 vdekje në vit, por të dhënat mund të mos jenë të plota. Disa vendeve nuk i kërkohet të raportojnë vdekjet e shkaktuara nga kandili ndërsa në disa vende të tjera nuk duan ta publikojnë ekzistencën e kandilit të detit për shkak të frikës se mund të ndikojë në turizëm.

  1. Peshkaqeni i bardhë

I gjatë mesatarisht 4.5 metra me deri 300 dhëmbë të mprehtë brenda nofullave të gjera rreth 1.2 metra, peshkaqeni i bardhë është vënë në krye të listës. Ai ha një sërë speciesh dhe nuk zgjedh shumë. Por njerëzit nuk janë të preferuarit e tij, pas që janë shumë të hollë dhe gjithë eshtra krahasuar me prenë e tyre të preferuar – luanët e detit.

Hulumtimet tregojnë se pershkaqenët hulumtojnë objektet me anë të gojës dhe normalisht, i kafshojnë pak sa për testuar se çka janë. Në shumicën e rasteve, pas kafshimit të parë, peshkaqeni do të tërhiqet, por, fatkeqësisht, ai kafshim i parë mund ta vrasë njeriun.

Nga më shumë se 100 sulme peshkaqenësh në vit, një e treta e tyre, prej së cilës gjysma janë nga peshkaqenë të bardhë, nuk janë sulme fatale.

  1. Ariu Grizli

Ariu Grizli varion me ngjyrë nga ariu i kaftë i Amerikës Veriore. Grizlitë mund të arrijnë një peshë nga 180 kg deri në 360 kg. Mashkulli peshon dy herë më rëndë se femra. Kur ngrihet në dy këmbët e pasme, ai mund të arrijë lartësinë dy metra e gjysmë. Arsyeja më e zakonshme pse një ari sulmon është frika e femrës për të vegjëlit e saj. Por, edhe arinjtë e uritur ose të sëmurë mund të sulmojnë njerëzit.

  1. Bufallo i Afrikës

Bufallo i Afrikës, nganjëherë i quajtur edhe “vdekja e zezë”, janë ndër kafshët më vdekjeprurëse në planet. Bufallo është shumë agresiv dhe i paparashikueshëm. Mund të peshojë ndërmjet 400-800 kg, dhe, përveq disa bufalove të vetmuar, ata janë shumë të shoqërueshëm. Anëtarët e tufës reagojnë shumë shpejt për të mbrojtur njëri tjetrin nga luanët, krokodilët osë gjuetarët, duke i sulmuar ata me brirët e tyre të mprehtë. Nganjëherë një bufallo i plagosur do të rrotullohet në mënyrë që ta zërë në kurthë gjuetarin nga prapa. Kjo kafshë vret deri 200 njerëz në vit.

  1. Elefanti

Elefanti – gjitari më i madh në tokë, jeton në Afrikë dhe në disa pjesë të Azisë. Normalisht shihet si i shoqërueshëm, e megjithatë nganjëherë mund të shfaqë sjelljen më të paparashikueshme dhe të sulmojë pa paralajmërim. Nganjëherë raportohet mbi elefantë të zënë të cilët pas disa vitesh të sjelljes së afërt me kujdestarin e tyre, e sulmojnë atë befasisht. Këmba e elefantit mund të shtypë pothuajse gjithçka dhe një moment zemërimi i tij mund të jetë vdekjeprurës.

Elefantët e egër nganjëherë hyjnë në fshatra dhe i dëmtojnë dhe shtypin njerëzit dhe ndonjë person edhe mund të shtypet nga një tufë e cila është në vrap e sipër. Rreth 500 njerëz vdesin nga elefantët çdo vit.

  1. Krokodili