Çiftet afatgjatë janë të shkëlqyer në dy gjëra – seks dhe komunikim

190
Një studim mbi marrëdhëniet afatgjata të çifteve ka konstatuar se çfitet që komunikojnë mirë dhe bëjnë seks më shpesh janë më të kënaqur, transmeton The Ëall Street Journal.
Për këtë studim janë anketuar pothuajse 40.000 çifte të martuara dhe / ose çifte që bashkëjetojnë që nga viti 2006 për të përcaktuar kënaqësinë seksuale dhe lumturinë e tyre.
Sipas studimit, kënaqësia seksuale është vlerësuar me shkallë më të lartë në gjashtë muajt e parë të marrëdhënies. Një shumicë e madhe (83 për qind) e të anketuarve kujtojnë që kanë qenë seksualisht të kënaqur në gjashtë muajt e parë, por kënqësia ka rënë për rreth gjysmën e çifteve të anketuara.
Një total prej 79 për qind e meshkujve dhe 81 për qind e grave të cilët kanë thënë se janë të kënaqur, kishin pasur marrëdhënie seksuale të paktën një ose më shumë herë brenda javës.
Por ka pasur dallime ndërmjet gjinive kur është fjala se cilët faktorë ndikojnë në nivelin e lumturisë së tyre. Për gratë, faktorët më të rëndësishëm kanë dalë të jenë: sa shpesh arrijnë orgazëm, mbajtja e disponimit të mirë si dhe komunikimi. Ndërkaq për meshkujt disponimi i mirë ka qenë faktori i parë, varieteti seksual si dhe komunikimi.