"Cicërima" i shkakton telashe David Luiz-it

175

As kthimi i qendërmbrojtësit David Luiz te Chelsea nuk ka zgjidhur problemet e mbrojtjes. Braziliani është kritikuar shumë për formën e tij.

Dje në mbrëmje Luiz ishte titullar në humbjen ndaj Liverpoolit dhe nuk shkëlqeu, por kritikat për të nisën që para ndeshjes.

Rreth 30 minuta para fillimit në faqen e mbrojtësit në Teitter u shfaq një foto e fanellës së brazilianit në dhomat e zhveshjes, si dhe shkrimi: “Ruani qetësinë dhe filloni numërimin mbrapsht: 30 minuta”.

Analistët e Sky Sports Jamie Carragher dhe Thierry Henry janë treguar të ashpër, duke kritikuar hapur lojtarin, i cili sipas tyre nuk e ka pasur mendjen te ndeshja dhe rri me telefon në dorë.