Ciao Italia, Real Madrid thyen mallikimin italian pas 29 viteve

105

Djelmoshat e Zinedine Zidanes i kanë dhënë fund mallikimit italian pas 29 viteve. Kështu, Real Madrid eleminon një skuadër italiane pas tetë eleminimeve rradhazi në Europë, transmeton Gazeta Sheshi.

Fitoren e fundit në Europë gjatë ciklit të dy ndeshjeve, Real Madrid e kishte regjistruar në vitin e largët 1987 duke eleminuar skuadrën e Napolit, në të cilin ishte duke luajtur legjenda argjetinase Diego Armando Maradona.

Gjatë kësaj periudhe, Milan ka eleminuar mbretërit në dy raste (1988/99 dhe 1989/90), Torino (1991/92), Juventus në katër raste (1995-1996, 2002-2003, 2004-2005 dhe 2014-2015) dhe Roma (2007/08).

/Gazeta Sheshi/