Chiellini ndalet sërish në bokse

77

Trajneri i Juventusit, Masimiliano Allegri ka marrë sërish lajme shqetësuese nga infermieria.

Derbi i Italisë kundër Interit u mbyll para kohe për mbrojtësin Chiellini i cili kërkoi të zëvendësohet në pjesën e parë.

Mbrojtësi i kombëtares italiane vinte nga një dëmtim muskulor dhe mendohet se ka pësuar një tjetër dëmtim që mund t’i pengojë ndeshjen e radhës.

Ditën e sotme stafi mjekësor pritet të japë konfirmimin zyrtar për dëmtimin e Chiellinit, ndërsa Allegri shpreson ta ketë sa më parë në fushë mbrojtësin lider.