Chelsea transferon yllin e Leicesterit

215

Chelsea ka arritur marrëveshje me vlerë prej rreth 32 milionë funte për transferimin e mesfushorit të Leicester City, N’Golo Kante, ka njoftuar “Sky Sports News”.

Kampioni i Premierligës i ofroi Kantes kontratë të përmirësuar katërvjeçare para “Euro 2016”, por reprezentuesi francez ka njoftuar klubin se dëshiron të transferohet në Stamford Bridge.

Kante, në orët e ardhshme do të niset për teste mjekësore para se t’i bashkohet Chelseas për kampin përgatitor në Austri, ku do të diskutojë për marrëveshjen personale.

Menaxheri i Leicester City, Claudio Ranieri ka insistuar se dëshiron që Kante të mbetet në klub, por ka thënë se do ta kuptojë 25-vjeçarin në rast se ai kërkon të largohet nga stadiumi King Power.

Ndërsa, menaxheri i ri i Chelseas, Antonio Conte e konsideron Kanten si përforcim të nevojshëm për skuadrën e tij në edicionin e ardhshëm.