Chelsea transferon sulmues për 76 milionë euro (FOTO)

300
Chelsea është e gatshme të paguajë 76 milionë euro për transferimin e sulmuesit të Evertonit, Romelu Lukaku.

Romelu Lukaku mund të kthehet në Chelsea, por me një qmim shumë të lartë.

“Blues” janë të gatshëm të paguajnë 76 milionë euro për transferimin e sulmuesit nga Everton, raportojnë mediat britanike.

Lukaku ishte futbollist i Chelseas gjatë periudhës 2011-2014, por dy edicione i kaloi tek WBA dhe Everton, përcjell lajmi.net.

Everton vendosi ta shfrytëzojë opsionin e blerjes dhe pas paraqitjeve të mira në Goodison Park, Chelsea është penduar dhe e dëshiron rikthimin e tij në Stamford Bridge.