“Chelsea të transferojë këtë lojtar për të zëvendësuar Hazardin”

LONDON, ENGLAND - NOVEMBER 29: General view inside the stadium prior to the Premier League match between Chelsea and Swansea City at Stamford Bridge on November 29, 2017 in London, England. (Photo by Mike Hewitt/Getty Images)

Dimitar Berbatov i ka bërë thirrje Chelseas që të nënshkruajë me yllin e Bayer Leverkusen, Kai Havertz, si një zëvendësim afatgjatë për Eden Hazard.

Mesfushori ofensivë gjerman shënoi dy herë për Leverkusen javën e kaluar, dhe është një nga talentët më premtues në futbollin evropian.

20 vjeçari gjithashtu ka qenë i lidhur me Manchester United, por Berbatov mendon se Chelsea duhet ta ndjekë gjermanin si një zëvendësim të Hazard.

“Mendoj se është interesante të shohësh Chelsean të lidhur me të, ata nuk e kanë zëvendësuar më të vërtetë Hazardin që pas largimit dhe do të ishte gjithnjë e më e vështirë për ta bërë një gjë të tillë”, ka deklaruar Berbatov, përcjell lajmi.net.

“Mendoj se me siguri ata duhet të shkojnë pas një lojtari të ri me shumë futboll tyre, nëse ky është rasti, atëherë ata gjithashtu duhet të jenë të durueshëm, sepse ndonjëherë lojtarëve të rinj u duhet kohë për t’u me fizikalitetin dhe shpejtësinë e Premierligë”.