Diego Costa ka mohuar se ka kafshuar Gareth Barryn gjatë ndeshjes mes “The Blues” dhe Evertonit në kuadër të FA Cup.
Kështu së paku thotë reagimi i klubit të Chelseat, i cili mohon këtë gjë duke thënë se ai ka kërkuar falje.
“Diego foli me zyrtarët e klubit pas ndeshjes dhe shprehu keqardhje lidhur me reagimin e tij ndaj një ndërhyrjeje ndaj Gareth Barry gjë që e çoi drejt ndëshkimit me të kuq”.
“Diego ishte gjithashtu shumë i qartë se ai nuk e kafshoj atë në momentin gjatë kësaj grindje”, shkruan në njoftimin e Chelseat.