Chelsea fiton me supergolin e Giroudt

240

Chelsea ka regjistruar fitore jashtëzakonisht të rëndësishme në Ligën e Kampionëve.

Skuadra që drejtohet nga Thomas Tuchel është përballur sonte me Atletico Madridin në kuadër të fazës së eliminimit direkt.

Ndeshja e parë që u zhvillua në “Arena Nationala” në Bukuresht i takoi Chelseat me rezultat 0:1.

Image

Golin e vetëm dhe të fitores e shënoi Olivier Giroud në minutën e 74-t – me gërshërë.

Të dyja skuadrat kishin edhe raste të tjera deri në fund të ndeshjes, por pa arritur t’i konkretizonin ato.

Ndryshe, ndeshja e kthimit mes dy skuadrave me Chelsean si vendas luhet në muajin e ardhshëm.