Chelsea fiton me “poker”, Pato debuton me gol (VIDEO)

130

Chelsea fundos në fundin e tabelës Aston Villën e pashpresë për mbijetesë. Skuadra e Hidding ka fituar me “poker”, teksa ka spikatur debutimi me gol i sulmuesit Alexandre Pato.

Ish sulmuesi i Milanit hyri në fushë në minutën e 23-të në vend të Remy duke ndryshuar lojën e Bluve. Fillimisht do të ishte Loftus-Cheek që kaloi në avantazh Chelsea, dhe më pas do të vinte radha e brazilianit që fiton dhe e ekzekuton vetë një 11 metërsh në fundin e pjesës së parë.

Në fraksionin e dytë do të ishte Pedro që do të shënonte dy gola që vulosën suksesin në shifra të thella 4-0.

 

https://vid.me/ydmE