Chelsea ëndërron europën

90

Blutë e Londrës regjistrojnë fitoren e rradhës, teksa kanë të drejtën e plotë për të ëndërruar njërën nga pozitat që dërgon në garat ndërkombëtare, objektiv ky që dikur dukej i pamundur.

Skuadra e drejtuar nga strategu rus Guus Hiddink, ka triumfuar në udhëtim ndaj Norwich City-t, (1-2), për të marrë një tre pikësh mjaft me rëndësi në luftën për ngjitjen në klasifikim, që dikur dukej një malore e pamundur me Jose Mourinho-n si trajner.

Kampionët në fuqi kanë mbyllur llogaritë e ndeshjes në pjesën e parë e parë të lojës, derisa Kenedy dhe Costa, kanë realizuar dy golat mjaft të bukur.

Krejt çfarë bënë vendasit në këtë ndeshje ishte një gol i shënuar nga Nathan Redmond (68’).

Kjo fitore e pozicion Chelsean në vend të tetë në tabelë me 39 pikë, një më shumë se Liverpooli që është i 11-ti në tabelë (por me një ndeshje më pak të zhvilluar).