Chelsea e nis me këmbë të mbarë garën për titullin kampion!

Chelsea e ka nisur edicionin e ri me fitore.

‘Blutë’ e Londrës, të udhëhequr nga Frank Lampard kanë shënuar fitore në udhëtim kundër Brighton, me rezultatin 1:3.

Chelsea zhbllokoi rezultatin e këtij takimi qysh pas 23 minutave lojë, kur Jorginho u tregua i saktë nga penalltia. Me këtë gol u vendos rezultati i pjesës së parë.

Në pjesën e dytë, kur luhej minuta e 54’, Leandro Trossard shënoi një gol të bukur, falë edhe një intervenimi të dobët nga Kepa Arrizabalaga, shkruan lajmi.net.

Por, vetëm një minutë më vonë, Reece James shënoi për Chelsea, për të rikthyer epërsinë, me atë që ishte goli më i bukur i ndeshjes.

Rezultatin final e vendosi mbrojtësi Kurt Zouma, atëherë kur luhej minuta e 66’.

Me këtë fitore, Chelsea numëron tashmë tri pikët e para, duke nisur sezonin me fitore. Brighton e nis me humbje dhe pikët e para do t’i kërkojë në xhiron e dytë.