Chelsea e çon posht sezonin

Chelsea edhe zyrtarisht këtë vit do të mbetet pa trofe, pasi Evertoni e ka eliminuar klubin londinez në Godisson Park me një fitore prej 2-0.

Pjesa e parë në Godisson Park u zhvillua me balans, por ku vendasit provuan që të befasojnë.

Megjithatë, dilemat u spastruan në pjesën e dytë.

Lukaku në minutën e 77-të shënoi për 1-0 dhe epërsinë e parë të Bluve.

Vetëm pesë minuta më vonë (82′) ishte sërish Lukaku për 2-0, duke fundosur të gjitha shpresat e Bluve.

Costa u ndëshkua me të kuq (84′) pasi gjatë gjithë takimit ishte nervoz, teksa Gareth Barry po ashtu u largua në minutën e 87-të me kartonin e dytë të verdhë.

Chelsea kështu definitivisht do të mbetet këtë sezon pa trofe, Evertoni avanson në fazën tjetër të FA Cup. /Telegrafi/