Champions League – ekipi, lojtari dhe goli i javës

Faqja zyrtare e Ligës së Kampionëve e ka zbuluar golin dhe lojtarin e javës pas ndeshjeve të fundit në grupe.

Goli i Javës është zgjedhur ai i Ousmane Dembeles kundër Tottenhamit që e realizoi të martën në barazimin 1-1.

Dembele la prapa lojtarë si; Paul Dybala, Leroy Sane dhe Nabil Fekir.

UEFA Champions League e ka zbuluar edhe lojtarin e javës së fundit të fazës grupeve të garës prestigjioze.

Ylli i Manchester Cityt Leroy Sane ka marrë çmimin si “Lojtari i Javës” në Ligën e Kampionëve.

Sane shënoi dy gola në fitoren 2-1 mes Cityt dhe Hoffenheim, ku skuadra e tij kaloi fazën e grupeve në krye të Grupit E.

Gjithashtu është zgjedhur edhe ekipi më i mirë i javës dhe natyrisht, kësaj radhe me më pak yje.