Challandes: Shkarkimi i një trajneri kushton shumë para

323

Përveç punës si trajner i Kosovës, Bernard Challandes kohë pas kohe jep vlerësimet e tij edhe për futbollin e vendit të tij, Zvicrës.

Ai ka vlerësuar lart futbollin zviceran sivjet, derisa sipas tij Lugano është befasia e vitit.

“Puna e Luganos është shumë e mirë, skuadra ka karakter dhe identitet. Kjo falë trajnerit Jacobacci”, tha Challandes për “RSI”.

Tutje, ai ka folur edhe për ndryshimet e trajnerëve nga klubet zvicerane, duke thënë se shkarkimi i një trajneri kushton.

“Shkarkimi i një trajneri kushton. Padyshim që pandemia ka luajtur rol të madh te klubet”, shtoi ai.