Challandes konfirmon mungesën e Rashicës, flet edhe për gjendjen e Muriqit dhe Shalës

Milot Rashica nuk do të jetë i gatshëm për ndeshjen kontrolluese ndaj Gjibraltarit. Këtë e ka konfirmuar vetë selektori i Kosovës, Bernard Challades, i cili në konferencën e fundit përpara mediave në prag të sfidës ndaj Gjibraltarit ka folur për gjendjen e futbollistit vushtrrias, shkruan Gazetasheshi.com.

Shefi i shtabit teknik te Kosova gjithashtu ka folur edhe për gjendjen e dy futbollistëve të tjerë Vedat Muriqi dhe Herolind Shala.

“Nuk do të rrezikojmë për ta inkuadruar në lojë Milot Rashicën nesër ndaj Gjibraltarit, por mund të ju konfirmoj që ai do të jetë i gatshëm për ndeshjen ndaj Malit të Zi. Vedat Muriqi kishte probleme me gripin, por tashmë është i gatshëm, njësoj sikurse edhe Herolind Shala, i cili po ashtu është gati”, deklaroi Challandes përpara mediave.

Kosova aktualisht po zhvillon edhe seancën e fundit stërvitore nga ora 18:00 përpara sfidës kontrolluese ndaj Gjibraltarit që zhvillohet të enjten mbrëma në “Fadil Vokrri” në po të njejtin termin.

Katër ditë më vonë, Kosova ballafaqohet me Malin e Zi, në kuadë të kualifikimeve për “EURO 2020”.

/Gazeta Sheshi/