Challandes: Ja pse është e rëndësishme ndeshja me Gjibraltarin

Selektori i Kombëtares së Kosovës, Bernard Challandes, është paraqitur në konferencën e fundit për media në prag të duelit kontrollues ndaj Gjibraltarit që zhvillohet më 10 tetor në “Fadil Vokrri”, shkruan Gazetasheshi.com.

Numri një i shtabit teknik te “Dardanët” e konsideron si të rëndësishëm duelin me Gjibraltarin, përpara sfidës kontrolluese ndaj Malit të Zi.

“Ndeshja me Gjibraltarin është e rëndësishme për ne për tu përgatitur sa më mirë për duelin e radhës ndaj Malit të Zi. Dua të shoh në këtë ndeshje teksa çdo lojtarë të jep maksimumin. Do të na shërbejë kjo ndeshje për duelin ndaj Malit të Zi. Lojtarët të cilët nuk kanë patur minutazhën e duhur duhet ta shfrytëzojnë këtë ndeshje”, deklaroi Challandes përpara mediave.

“Për të gjithë ju që mendoni që Gjibraltari është një kundërshtarë i lehtë, mund të ju them që nuk është aspak ashtu. Ata janë një përfaqësuese e rrespektuar dhe luajnë futboll të mirë”, shtoi ndër të tjerash tekniku zvcierian.

Nga ora 18:00, Kosova e zhvillon edhe seancën e fundit stërvitore përpara takimit me Gjibraltarit.

Dueli Kosova – Gjibraltari zhvillohet të enjten me fillim nga ora 18:00 në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

/Gazeta Sheshi/