Sulmuesi i Barçës dhe ekipit kombëtar të Francës, Antoine Griezmann, është bërë baba për herë të 3-të.
Ai njoftoi këtë të enjte lindjen e Alba.
Familja Griezmann po rritet. Në moshën 30 vjeçare, sulmuesi i kampionëve të botës dhe FC Barcelona është bërë baba për herë të tretë. Ai njoftoi në rrjetet sociale lindjen e Alba, të lindur këtë të enjte në orën 10:24 të mëngjesit.
Tre fëmijët e tij kanë lindur më 8 Prill!
Mia ka lindur në 8 prill 2016 dhe Amaro në 8 Prill 2019. Kjo premton festime të shkëlqyera të ditëlindjes çdo vit në familjen Grizou, pasi edhe Alba ka lindur sot.