Cfare raportesh kishte Enver Sekiraqa me Triumf Rizën

133

Enver Sekiraqa është duke e dhënë dëshmi në mbrojtjen e tij në rastin kriminal ku ai akuzohet për nxitje të vrasjes së policit Triumf Riza.

A i është duke folur për njohjen e tij me ish-policin.

Sekiraqa tha se para rastit te Swiss Casino asnjëherë nuk ka pasur telashe me Triumf Rizën.

Po ashtu Sekiraqa ka thënë para trupit gjykues se as nuk është provokuar nga Triumf Riza.

Ai ka shtuar se kurrë nuk ka pas bandë kriminale e as kurrë nuk e ka përcjellë askush Triumf Rizën nga ai apo familjaret e tij.

Sekiraqa ka folur edhe për rastin e mostransmetimit në RTK të një interviste të tij.

Ai ka thënë se ka informacione se njerëz të fuqishëm të parlamentit kanë ndikuar direkt ne mostransmetimin e kësaj interviste.

Sipas Sekiraqes kjo ka ndodhur pasi në intervistë ai ka prekur thelbin e krimit të organizuar në Kosovë.

Sekiraqa aludon se anëtarët e Parlamentit të cilët kanë ndikuar në mos transmetim para pak kohesh janë dënuar me aktgjykim të plotfuqishëm të gjykatës për krime lufte, thotë se nuk janë dënuar për krimet e mëdha që i kanë bërë por për disa më të vogla. /klankosova/