Çfarë po ndodh me Balotellin? Refuzohet nga një tjetër skuadër

162

Gjatë ditës së sotme u raportua që Besiktasi ka shprehur interesim për Mario Balotellin.

Sulmuesi italian nuk bën pjesë në planet e trajnerit të Liverpoolit, Jurgen Klopp, andaj edhe është lënë jashtë skuadrës së parë, duke u stërvitur me ekipin e rezervave.

Por, raportimet se Besiktasi e dëshiron Balotellin i ka mohuar klubi turk, përmes një komunikate të publikuar në faqen e tyre zyrtare, transmeton Liverpool Echo.