Xhevdet Jashari i njohur si Arifhikmeti i serialit komedian “O sa mirë” ka ndjekur nga afër ndeshjen e gjysmëfinales së kupës së Maqedonisë, ndërmjet Shkëndisë së Tetovës dhe Horizont Turnovës, transmeton Gazeta Sheshi.
Regjia e skuadrës tetovare e kapi jo rastësisht Arifhikmetin teksa ndodhej në krye të tifozëve duke kërkuar nga ta që të ti japin mbështetje maksimale skuadrës së Shkëndisë.
Shkëndija në fund e fitoi ndeshjen e dytë të gjysmëfinales me rezultatin 2-1 dhe me plotë meritë është kualifikuar për në finalen e madhe të Kupës së Maqedonisë.
Xhevdeti njihet si ndër tifozët më të zjarrtë të skuadrës tetovare, madje ai ka qenë fytyrë promocionale gjatë kampanjës së ndeshjeve kualifikuese europiane për skuadrën e Shkëndisë.
Ditë më parë për ta ndjekur Shkëndinë nga afër ishte edhe kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti.
/Gazeta Sheshi/