Çfarë ndodhi me Fabio Paim: Lojtarin për të cilin Cristiano Ronaldo tha se është më i mirë se ai

Përpara se të firmoste me Manchester United në vitin 2003, Cristiano Ronaldo tha se futbolli portugez e ka një talent më të madh se ai, transmeton Gazetasheshi.com.

“Nëse ju mendoni se unë jam futbollist i mirë, atëherë ju duhet ta shikoni Fabio Paim”, kishte deklaruar Cristiano Ronaldo.

16 vjeçari ishte cilësuar si njëri ndër talentët më të mëdhenj të futbollit portugez, por dikur talenti i madh tani përfundoj prapa grilave, pasi që javën e kaluar në moshën 31 vjeçare ai u arrestua nga autoritetet portugeze për trafikim droge, bën të dituri e përditshmja portugeze Correio da Manha.

Policia raportohet se gjeti 12 gram kokainë, një peshore që maste drogën, 900 euro dhe një BMW gjatë kontrollit të shtëpive të tij.

Fillimisht mediat portugeze raportuan se autoritetet e policisë e kanë arrestuar një grua 43 vjeçare dhe një burrë 31 vjeçar, i cili më pas doli të jetë Fabio Paim.

Image: Twitter

Paim ishte i destinuar për tu bërë një futbollist i shquar duke parë hapat e tij të parë në karrierë.

Ai shkëlqeu në ekipin e të rinjëve të Sporting CP, duke u zgjedhur pesë herë rresht si talenti më premtues në Portugali. Ai në moshën 14 vjeçare u vëzhgua nga afër nga skautët e Barcelonës, Manchester United dhe Real Madrid të cilët e ndoqën atë nga afër.

Kur mbushi 19 vjeç agjenti i njohur portugez Jorge Mendes ndërmjetësoi kalimin e tij te gjiganti anglez Chelsea.

Të gjithë shpresuan se Paim do të shfaqte fantazitë e tij në ekipin e Luiz Filipe Scolari në vitin 2008, por që nuk arriti asnjëherë të luante për ekipin e parë, duke përfunduar në atë të rezervave.

Ai përfundimisht nuk arriti të përmbushte pritshmëritë, derisa u huazua te Rio Ave dhe Real Massama, për të përfunduar më pas përfundimisht kontratën me Sporting CP në vitin 2010.

Sulmuesi i ri, i cili dikur Ronaldo e përshkroi dikur si më të mirë se ai, përfundimisht nënshkroi për skuadrën portugeze të kategorisë së tretë SCU Torreense, ku bëri tre paraqitje para se të largohej në 2011.

Në tetë vitet e ardhshme, Paim u përpoq të krijojë një emër për veten e tij në një mori klubesh të ndryshme, duke përfshirë skuadrën Al Karaitiyat SC me qendër në Katar dhe kampionët e kategorisë së parë të Luksemburgut Union 05 Kayl-Tétange.

Ai luajti në shtatë vende të ndryshme – Kinë, Angola, Maltë, Lituania, Luksemburgu, Katar dhe Brazili – por mungesa e disiplinës luajti rol të madh në shkatërrimin përfundimtar të karrierës së tij.

Image: AD Oliveirense

Paim foli për kulmin e karrierës së tij në një intervistë me Globoesporte, ku foli për Ronaldon, njeriun që i dha atij lëvdata shumë të larta në 2003.

“Ai është jashtë kësaj bote. Nuk ka asnjë krahasim sot. Në të kaluarën po”, tha ai.

“Në një moment, unë mund të bëja më shumë se ai, por nuk e kisha atë që ai kishte, që është forca dhe dëshira për të qenë ajo që doja të isha. Ai kishte një etikë të shkëlqyeshme të punës dhe nuk e kisha atë”

“Kam pasur cilësi, të paktën sa ai, por pjesën tjetër nuk i kam”.

“Unë do të preferoja të kisha më pak cilësi nëse do të kisha më shumë nga pjesa tjetër. Do të kisha qenë një nga më të mirat në botë. Por, askush nuk ka lindur i përsosur. Mendova se kisha mjaft talent, por nuk ishte ashtu”.

/Gazeta Sheshi/