Çfarë duhet të dini për Messenger-in?

Messenger është bërë një ndër aplikacionet më të përdorur, i cili çdo muaj ka më shumë se 800 milionë përdorues aktivë, të cilët gjatë aktivitetit të tyre dërgojnë deri në 9.5 miliardë foto. Ekzistojnë disa sekrete, të cilat ju ndoshta nuk i keni ditur më parë, në lidhje me Facebook Massenger.

Messenger.com
Nëse përdor Messenger në Facebook, dritaret e bisedave do ju shfaqen në cep në të djathtë të faqes dhe nuk do të mund të shihni të gjithë bisedën. Por mund të përdorni pa hapur Facebook, Messenger.com, duke hyrë direkt në dritaret e bisedave.

Nëse nuk keni Facebook?
Në Messenger mund të hysh edhe pa patur një llogari në Facebook. Kur hapni faqen kryesore të tij ju kërkon të hyni me llogarinë në Facebook, ose të zgjidhni që “Nuk jeni në Facebook?”. Në rastin e dytë, mjafton të vendosni emrin, foton tuaj dhe numrin e telefonit dhe mund të nisni bisedat pa patur një llogari të plotë në Facebook.

Fotot
Teksa postoni foto me miqtë tuaj, nëse nuk ju pëlqen keni dhe mundësinë e redaktimit të tyre. Mjafton të klikoni në “Edit” (Redakto) dhe fotos mund t’i shtosh efekte apo dhe tekst.

Organizimi
Nëse keni grupe njerëzish me të cilit bisedoni në Messenger, mund t’i organizoni ata në familje, miq, apo t’i vendosni një emër një grupi të caktuar.