Cesar Azpilicueta qëndron në Chelsea edhe nëse nuk luan në Ligën e Kampionëve

84

Mbrojtësi spanjoll i skuadrës londineze Chelsea, Cesar Azpilicueta, ka vendosur ti qëndrojë besnik skuadrës nga Stamford Bridge edhe nëse ajo nuk siguron njërin nga vendet që dërgon në Ligën e Kampionëve, përcjell lajmin Gazeta Sheshi.

Azpilicueta u transferua në Londër nga Olimpique Marsielle në vitin 2012, derisa gjatë katër viteve qëndrimi në ishull, ishte njëri ndër lojtarët më të mirë të krahut.

“Unë jam i lumtur këtu, ndaj nuk mendoj ta lë klubin. Jam duke menduar vetëm për skuadrën time”, theksoi Azpilicueta, përcjell lajmin Gazeta Sheshi.

Ai gjithashtu theksoi se ishte skuadra e Marseille-s ajo që i hapi dyert për të depërtuar në Europë, mirëpo zemra e tij i takon tashmë bluve të Londrës.