Celina sjell ‘magjinë’ e tij për të dhuruar një super asistim në golin e Ayew (VIDEO)

Bersant Celina ka arritur që të asistoj në golin e dytë dhe të epërsisë për Swansean.

Është duke u zhvilluar takimi ndërmjet Swanseas dhe Wiganit në Championshipin anglez, duel ky që është afër ta fitojë skuadra e Bersant Celinës, transmton “Reporteri”.

Anësori kosovar, arriti që mjaft mirë t’i shmanget mbrojtësit kundërshtarë dhe me shumë qetësi të asistoj për Ayew, i cili shënoi gol në minutën e 67’të të sfidës.

Rezultati aktual i takimit është 2:1 në të mirë të Swanseas.