Celina i gëzon tifozët kosovarë

407

Bersant Celina është optimist për fitore në ndeshjen ndaj Finlandës.

Kosova do të luajë kundër kombëtares finlandeze më 5 shtator në kuadër të kualifikimeve të botërorit Rusia 2018.

“Presim një ndeshje të fortë dhe do të ketë rivalitet të madh. Do të angazhohemi maksimalisht i gjithë ekipi dhe unë besoj fortë në fitore, ndonëse mendojë se Finlanda ka ekip të mirë. Duhet që patjetër të nisim mirë që do të jetë një shtysë e madhe për ndeshjet tjera”, ka thënë Celina.

Mesfushori me tipare sulmuese në ndeshjen e fundit kundër Ishujve Faroe ishte ndëshkuar me karton të kuq.

Kujtojmë se futbollisti së fundi u huaza në ekipin holandez të Twentes prej Manchester Cityt.