Çelësi i rinisë së përjetshme

120

Në vitin 2009, Elizabeth Blacburn dhe Jack W Szostak fituan çmimin Nobel për zbulimin e telomereve njerëzore. Telomeret janë segmente të specializuara të materialit gjenetik që veprojnë si mbrojtëse në fund të çdo fije të ADN-së, për të parandaluar shthurjen e saj. Por telomeret shkurtohen natyrshëm me kalimin e kohës dhe kjo shkakton plakjen.

Sot pretendohet se është zbuluar një teknikë, që duke përdorur një formë të modifikuar të ARN-së (Acidi ribonukleik) dhe duke ndërhyrë tek telomeret, rinon qelizat e plakura.

“Kemi zbuluar një mënyrë për të zgjatur telomeret me 1 mijë nukleodite (ARN përmban vetëm një varg nukleoditesh). Kjo metodë kthen pas akrepat e orës për qelizat dhe në vite njerëzore përkthehet në shumë, shumë vite”, thotë Helen Blau nga “Stanford University”.

Testet e para janë kryet tek minjtë ku është vënë re që qelizat e minjve me telomere më të zgjatura janë më të reja se qelizat e minjëve ku nuk është kryer kjo ndërhyrje me ARN të modifikuar.

Shkencëtarët shprehen optimistë se në një të ardhme e njëjta metodë mund të vlejë edhe për njerëzit, për të kuruar sëmundjet që lindin për shkak të moshës, por edhe një grup sëmundjesh të tjera që lidhen me telomeret. / Top Channel /