Cazorla nuk është gati për sezonin e ri

159

Trajneri i Arsenalit, Arsene Wenger, ka thënë se mesfushori Santi Cazorla me shumë gjasë nuk do të startojë në ndeshjet e para të sezonit.

Cazorla mungoi gjatë shumicës së sezonit të shkuar për shkak të lëndimit dhe Wenger thotë se spanjolli vështirë se do të startojë kundër Liverpoolit në ndeshjen hapëse më 14 gusht.

“Momentalisht ai nuk është plotësisht gati. Për këtë e largova në fund të pjesës së parë [në miqësoren ndaj Guadalajaras]. Ai është më dobët se të tjerët fizikisht dhe mendoj se do të jetë gati, jo për 15 gusht, por në fund të muajit”, ka thënë francezi.